Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushat e energjisë dhe transportit hekurudhor, duke thelluar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.
Sipas marrëveshjes, Greqia do të investojë mbi 400 milionë euro në modernizimin e rrjetit të saj hekurudhor, ndërsa Italia do të kontribuojë me 360 milionë euro për blerjen e trenave të rinj dhe ndërtimin e stacioneve moderne.
Në fushën e energjisë, dy liderët theksuan objektivin për të trefishuar kapacitetin e ndërlidhjes së energjisë elektrike mes dy vendeve. Mitsotakis nënvizoi rolin e ri të Greqisë si një vend eksportues i energjisë, ndërsa Meloni e vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap drejt sigurisë energjetike rajonale.
Takimi ndërqeveritar u fokusua edhe në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me të dy udhëheqësit që ritheksuan mbështetjen e tyre të palëkundur për integrimin evropian të rajonit.
"Italia dhe Greqia ndajnë vizionin e përbashkët për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Këtë angazhim do ta konfirmojmë edhe gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë," u shprehën Meloni dhe Mitsotakis në një deklaratë të përbashkët për shtyp, raporton Ansa.
Për herë të parë do të mbahet në Shqipëri samiti ekonomik ndërkombëtar Future Investment Initiative Europe. Ky takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë shtetesh do të mbahet në datat 16 dhe 17 maj.
Samiti, që përkon dhe me takimin e Komunitetit Politik, do të organizohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, dhe do të inagurohet më 17 maj në pjesën e tij kryesore nga presidenti francez Emanuel Macron, në vizitë zyrtare në kreyqytetin shqiptar dhe kryeministri Edi Rama.
Lini një Përgjigje