TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shtator 2025, 15:07

Samiti në Kinë, shefja e Politikës së Jashtme të BE: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Kinë, shefja e Politikës së Jashtme të BE:

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet që po ndodhin në rendin ndërkombëtar, të nxitura nga Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia.

“Shikoni samitin e fundit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) – këto shtete po kërkojnë të rivendosin një rend botëror ku pushteti dhe forca përcaktojnë gjithçka”, u shpreh Kallas në një intervistë për median gjermane RND.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian duhet të veprojë me shpejtësi dhe unitet, për të ruajtur rolin e tij si një aktor i besueshëm gjeopolitik.

Samiti i SCO-së, i mbajtur më 31 gusht -1 shtator në Tianjin, Kinë, mblodhi mbi 20 vende pjesëmarrëse dhe përfaqësues nga 10 organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Presidentin rus Vladimir Putin. Në përfundim të samitit, u nënshkruan 15 marrëveshje bashkëpunimi, duke sinjalizuar forcimin e një blloku që sfidon rendin liberal perëndimor.

Lini një Përgjigje