TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2024, 11:57

Samiti i NATO-s, Mitsotakis 'nuk i del e keqja' me Maqedoninë e Veriut: Po shkelet marrëveshja e Prespës

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i NATO-s, Mitsotakis 'nuk i del e keqja' me Maqedoninë e

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur sërish për marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë e Veriut.

Në Samitin e NATO-s, Mitsotakis ka shprehur shqetësimin e vendit te tij lidhur me mosrespektimin e marrëveshjes së Prespës nga qeveria e re maqedonase.

“Nuk është konstruktive. Nuk i vjen në ndihmë rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Është një ndërlikim i panevojshëm në një kohë kur ne do të duhej të bashkëpunonim”, ka deklaruar kryeministri grek.

Më herët, kryeministri maqedonas, Mickoski u shpreh se nuk mund të cenohet e drejta dhe vendimet personale të zyrtarëve për t’ju drejtuar vendit, për aq kohë sa në dokumentet zyrtare është përdorur emri kushtetues i Maqedonisë së Veriut

samiti i nato-s mitsotakis maqedoninë e veriut marrëveshja e prespës

Lini një Përgjigje