TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2023, 16:26

Rusia rinis sulmet ajrore ndaj infrastrukturave civile në Ukrainë, 17 të vdekur dhe 12 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Rusia rinis sulmet ajrore ndaj infrastrukturave civile në Ukrainë, 17

Rusia goditi me raketa qytete në gjithë Ukrainën në orët e para të së premtes ndërsa njerëzit flinin, duke vrarë të paktën 17 persona në sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë prej gati dy muajsh.

Në qytetin qendror të Umanit, zjarrfikësit u përpoqën të vinin nën kontroll një zjarr të furishëm në një pallat banimi që ishte përfshirë nga flakët në katin e sipërm. Të paktën 15 persona u vranë në Uman, përfshirë dy fëmijë, ndërkohë që nëntë persona u dërguan në spital.

Në qytetin juglindor të Dnipros, një raketë goditi një shtëpi, duke vrarë një fëmijë 2-vjeçar dhe një grua 31-vjeçare gjithashtu u plagosën edhe tre persona.

Ekipet e shpëtimit do të punojnë derisa të sigurohen që askush tjetër të mos mbetet nën rrënoja. Ne mund ta mposhtim terrorin rus vetëm së bashku - me armë për Ukrainën, sanksionet më të ashpra kundër shtetit terrorist, dënime të drejta për vrasësit rusë”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në Twitter.

Nuk ishte e qartë se cili ishte objektivi i Rusisë me sulmet e së premtes. Operatori kombëtar i rrjetit të Ukrainës, Ukrenergo, tha se sulmi nuk dëmtoi asnjë infrastrukturë energjetike.

Rusia filloi të kryejë sulme të tilla në fund të vitit të kaluar afërsisht çdo javë gjatë dimrit. Ato u pakësuan me përfundimin e dimrit dhe fuqitë perëndimore thanë se Moska kishte përdorur pjesën më të madhe të arsenalit të saj të raketave me rreze të gjatë veprimi, në përpjekje për të rrëzuar objektet e energjisë dhe të linte pa ngrohje qytetet e Ukrainës.

Moska thotë se nuk vë në shënjestër civilët, por sulmet ajrore dhe me granata kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe kanë shkatërruar qytete në të gjithë Ukrainën.

rusia sulme ajrore ukrainë

Lini një Përgjigje