TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2023, 10:24

Krahu i djathtë i Putinit akuza SHBA: Po provokon një përplasje ushtarake me Rusinë dhe Kinën!

Shkruar nga Pamfleti
Krahu i djathtë i Putinit akuza SHBA: Po provokon një përplasje

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ka deklaruar se konflikti në Ukrainë tregoi se SHBA dhe aleatët e tij po provokojnë përfshirjen e vendeve të tjera në një konfrontim ushtarak me Moskën dhe Pekinin.

Këto deklarata, Shoigu i dha në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Sipas tij Uashingtoni dhe bashkëpunëtorët e tij po zbatojnë planin e tyre strategjik, i cili konsiston në provokimin e vendeve të tjera në një konfrontim ushtarak.

“Qëllimi i tij i vërtetë është të shkaktojë një disfatë strategjike ndaj Rusisë, të krijojë një kërcënim për Kinën dhe të ruajë pozicionin e tij monopol në botë”, tha më tej ai.

shba rusia

Lini një Përgjigje