TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2025, 10:54

Rusia sulmon brutalisht Ukrainën, lëshon 537 raketa e dronë gjatë natës

Shkruar nga Pamfleti

Rusia sulmon brutalisht Ukrainën, lëshon 537 raketa e dronë

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës, deklaruan zyrtarë ukrainas të dielën.

Ata e cilësuan sulmin si një përshkallëzim të rëndë të bombardimeve që vështirësojnë çdo përpjekje për paqe, tre vjet pas nisjes së konfliktit.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia ka lëshuar në total 537 armë ajrore, përfshirë 477 dronë dhe objektiva mashtruese, si dhe 60 raketa të tipeve të ndryshme. Nga këto, 249 u asgjësuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa 226 dyshohet se janë neutralizuar përmes bllokimit elektronik.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore, Yuriy Ihnat, deklaroi për agjencinë Associated Press se bëhet fjalë për “sulmin më masiv ajror ndaj vendit, duke llogaritur si dronët ashtu edhe raketat.”

Sulmi përfshiu rajone të shumta të Ukrainës, duke përfshirë edhe perëndimin e vendit, larg vijave të frontit.

Për shkak të rrezikut, Forcat Ajrore të Polonisë dhe aleatëve të NATO-s ngritën në ajër avionët e tyre për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake, u bë e ditur në një deklaratë zyrtare të dielën.

Lini një Përgjigje