TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2025, 10:39

Sulmet e Izraelit, Irani: 71 persona humbën jetën në burgun famëkeq Evin

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Izraelit, Irani: 71 persona humbën jetën në burgun

Të paktën 71 persona u vranë në një sulm izraelit ndaj një burgu në Iran, tha zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir.

Sulmi në burgun Evin në Teheran ndodhi më 23 qershor, gjatë dombardimeve 12-ditore.

Kjo ndodhi në fund të gati dy javëve luftimesh, shkruan Sky News.

Evin është i njohur për mbajtjen në burg të disa prej të burgosurve politikë të Teheranit. Sulmi ishte një demonstrim se Izraeli po godiste simbolet e sistemit sundues të Iranit, dhe jo vetëm objektivat ushtarake dhe bërthamore.

“Në sulmin ndaj burgut Evin, 71 persona u martirizuan, përfshirë stafin administrativ, të rinj që kryenin shërbimin ushtarak, të paraburgosur, anëtarë të familjeve të të paraburgosurve që i vizitonin dhe fqinjë që jetonin në afërsi të burgut”, tha Jahangir në një deklaratë për median e gjyqësorit Mizan.

Jahangir kishte thënë më parë se një pjesë e ndërtesës administrative ishte dëmtuar në sulm dhe se kishte njerëz të vrarë. Të burgosurit e mbetur janë transferuar në institucione të tjera.

Lini një Përgjigje