TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2025, 08:09

Rusia nuk ndal sulmet, godet me dronë Ukrainën; dy të vdekur dhe 5 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Rusia nuk ndal sulmet, godet me dronë Ukrainën; dy të vdekur dhe

Rusia ka sulmuar sërish Ukrainës, ndërsa ka goditur qytetin port të Odesës, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe plagosjen e pesë personave të tjerë.

Guvernatori rajonal Oleh Kiper konfirmoi se një valë e re sulmesh me dronë ka goditur zona të banuara dhe objekte civile.

“Armiku po sulmon Odesën me dronë sulmues. Ka dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile, veçanërisht në banesa”, tha Kiper në një postim në Telegram.

Ai shtoi më vonë se ndër viktimat janë edhe banorë të një pallati të goditur drejtpërdrejt. Sipas autoriteteve vendore, ndërtesa të larta banimi, një supermarket dhe një shkollë janë ndër objektet e prekura nga sulmet ajrore. Pamjet e publikuara në mediat sociale, të cilat nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur, tregojnë shpërthime të fuqishme dhe struktura të dëmtuara rëndë.

Kryebashkiaku i Odesës, Gennady Trukhanov, e cilësoi sulmin si “një tjetër akt brutal ndaj popullsisë civile” dhe theksoi se ekipet e emergjencës po punojnë në disa pika të qytetit për të nxjerrë të mbijetuar dhe për të rivendosur energjinë dhe komunikimet.

Ndërkohë, sulme të tjera u raportuan edhe në qytete të tjera. Në Kharkiv, një dron goditi një stacion karburanti në qendër të qytetit, ndërsa shpërthime janë dëgjuar edhe në Sumy. Rusia nuk ka dhënë ende asnjë koment zyrtar mbi këto sulme.

Lini një Përgjigje