
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, kompani të ndryshme të prodhimit të armëve dhe municioneve Perëndimore, kanë hapur filialet e tyre në Kiev në mënyrë që të ulen kostot dhe koha e transportit por edhe për të shmangur një përplasje mes vendeve evropiane dhe Rusisë.
Por tani, këto fabrika të prodhimit të armatimeve janë kthyer në shënjestër të Moskës. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, deklaroi se një prodhues gjerman i armëve, i hapur në Ukrainë, është një objektiv legjitim ushtarak për Forcat e Armatosura Ruse.
Më herët, CEO i Rheinmetall, Armin Papperger, njoftoi se kompania po hapte një fabrikë në Ukrainë të specializuar në riparimin dhe prodhimin e automjeteve të blinduara. Ai vuri në dukje se kompania po punon gjithashtu për krijimin e një fabrike baruti dhe një fabrike municionesh, si dhe nisjen e prodhimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Rheinmetall është kontraktori më i madh gjerman i mbrojtjes. Ajo përfiton ndjeshëm nga konflikti në Ukrainë dhe parashikon rritje të mëtejshme të të ardhurave. Në vitin 2023, qarkullimi i saj u rrit me 12%, në 7.1 miliardë euro, me të ardhurat neto që u rritën me 9%, deri në 0.6 miliardë euro.
Lini një Përgjigje