Ushtria ruse nuk po kursen as fëmijët, duke bombarduar kopshte dhe çerdhe, përveç banesave.
Një çerdhe në Kharkiv u godit nga një dron rus të mërkurën në mëngjes, duke vrarë një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë, tha Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko. Rreth 50 fëmijë u evakuuan nga vendi i ngjarjes, ndërsa numri i fëmijëve të plagosur po hetohet.
Sipas një postimi nga Klimenko në Facebook, ekipet e shpëtimit dhe oficerët e policisë i larguan fëmijët në mënyrë të sigurt nga çerdhja e goditur nga sulmi rus.
“Duart e vogla mbajnë supet e atyre që i shpëtojnë dhe i mbrojnë ata. Nuk ka parime apo rregulla në veprimet e Rusisë. Vetëm shkatërrim dhe vdekje”, tha ministri.
Policia, në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU), po e dokumenton incidentin si krim lufte kundër civilëve dhe fëmijëve.
When you think it couldn’t get any worse — Russia hits a Kharkiv kindergarten full of children with three Shaheds.
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) October 22, 2025
Bloody terrorists. pic.twitter.com/1aLCjnfxDe
Lini një Përgjigje