
Një pjesë shumë e madhe e rusëve që nuk duan të luftojnë në Ukrainë po arrestohen nga autoritetet vendase.
Kështu ka deklaruar Ministria britanike e Mbrojtjes në buletinin e përditshëm, ku i referohet rastit të dy ushtarëve rusë që më 25 gusht u dënuan nga një gjykatë ushtarake me 2 vjet burg në një koloni penale, pasi refuzuan t’i bindeshin urdhrit për t’u kthyer në frontin e luftës në Ukrainë.
Gjithashtu, më 18 korrik, vijojnë ekspertët londinezë, disa media kishin raportuar se Rusia po dënonte thuajse 100 ushtarë në javë, të cilët refuzonin të luftonin.
“Nëse kjo tendencë vazhdon, atëherë do të ketë rreth 5 mijë e 200 dënime në vit për refuzim të pjesëmarrjes në luftime”, vijon dokumenti.
Sipas tij, kjo situatë reflekton mungesën e stërvitjes, të motivimit dhe verifikimin e situatave stresuese me të cilat trupat ruse duhet të përballen përgjatë gjithë frontit ukrainas.
Lini një Përgjigje