TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Tetor 2025, 18:23

Rrugët e Moskës shndërrohen në fushëbetejë, turma e emigrantëve ndjek njerëzit në rrugë me lopata e shufra hekuri (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrugët e Moskës shndërrohen në fushëbetejë, turma

Një skenë e paprecedetë është parë në Moskë. Kryeqyteti rus u shndërrua në një fushë beteje kur një turmë emigrantësh, të ‘armatosur’ me lopata dhe shufra hekuri, mbushën rrugët, duke bërtitur një gjuhë "të pakuptueshme" dhe ju vërsulur kalimtarëve duke thyer gjithçka në rrugë.

Sipas autoriteteve ruse, gjithsej 40 persona u arrestuan dhe shumë prej tyre tani përballen me deportim sepse janë punëtorë ndërtimi.

Policia po heton ende se çfarë e shkaktoi kaosin në kryeqytetin rus.

Përleshja masive filloi rreth orës 12:00 në kompleksin rezidencial Prokshino në Moskë, sipas shërbimit për shtyp të Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Moskën.

Banorët e panikosur të kompleksit të apartamenteve thonë se panë deri në 15 burra me kapuçë të mbledhur në zonë, disa orë para se të nisnin sulmin e tyre në qytet.

Turma u filmua duke vrapuar papritur në një rrugë të ngarkuar përreth kompleksit të banesave.

Lini një Përgjigje