TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Tetor 2025, 16:12

“Nuk kam mbaruar ende”, befason Kamala Harris, shpreh gatishmërinë për të kandiduar përsëri për presidente

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam mbaruar ende”, befason Kamala Harris, shpreh

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris është shprehur se ende e sheh veten në politikë edhe në të ardhmen dhe mund të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.

Harris, i ka thënë BBC-së se mund të kandidojë përsëri për Presidente e SHBA.

Në intervistën e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Harris tha se "ndoshta" do të bëhej presidente një ditë dhe ishte e bindur se do të ketë një grua në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen.

"Nuk kam mbaruar ende.E kam jetuar gjithë karrierën time si një jetë shërbimi dhe kjo është në mendjen time."-tha Harris.

Harris hodhi poshtë sondazhet që e vendosnin atë si një kandidate të jashtme për t'u bërë zgjedhja e demokratëve për zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur për Sunday me Laura Kuenssberg , Harris gjithashtu e drejtoi sulmin ndaj ish-rivalit të saj, duke e quajtur Trump një "tiran" dhe tha se paralajmërimet që bëri për të gjatë fushatës kishin rezultuar të sakta.

Ndërsa Partia Demokratike kërkon përgjigje rreth fitores vendimtare të republikanit Donald Trump një vit më parë, pjesa më e madhe e fajit i është drejtuar ish-Presidentit Joe Biden për mosdhënien e dorëheqjes më herët.

Por janë ngritur edhe pyetje nëse Harris mund të kishte zhvilluar një fushatë më të mirë dhe të kishte dhënë një mesazh më të qartë mbi çështjen numër një, ekonominë.

1 Komente

  1. T
    Toni Legeni

    Shko thyej qafen o tallagjere, nuk merret presidenca me qeshje fallco e me kenge e valle afrikanesh.

    Lini një Përgjigje