TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2026, 10:55

Rritje shpërthyese e çmimeve të metaleve të çmuara, argjendi thyen rekord të ri

Shkruar nga Pamfleti

Rritje shpërthyese e çmimeve të metaleve të çmuara,

Argjendi kaloi çimin 90 dollarë për ons për herë të parë, ndërsa ari iu afrua një rekordi të lartë, teksa sulmet ndaj Rezervës Federale të SHBA-së dhe mjedisi i tensionuar gjeopolitik i dhanë një shtysë të re rritjes shpërthyese të metaleve të çmuara.

"Metali i bardhë" u rrit deri në 5.3%, duke arritur në 91.5535 dollarë për ons, ndërsa ari ishte më pak se 10 dollarë larg një niveli rekord.

Inflacioni bazë i SHBA-së në dhjetor doli të ishte më i ulwt sesa pritej, por ekonomistët vunë re se të dhënat ishin "të kompresuara" artificialisht për shkak të mbylljes më të gjatë të qeverisë. Rezerva Federale pritet të ngrijë uljet e normave të interesit për disa muaj, por tregjet e derivateve po parashikojnë të paktën dy ulje të tjera më vonë gjatë vitit.

argjendi ari

Lini një Përgjigje