TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Dhjetor 2024, 16:36

Rrëzoi Bashar al-Assadin, kreu i rebelëve në Siri mesazh Perëndimit: Nuk duhet të keni frikë!

Shkruar nga Pamfleti
Rrëzoi Bashar al-Assadin, kreu i rebelëve në Siri mesazh
Abu Mohammed al Jolani

Kreu i grupit të rebelëve në Siri, ka thënë se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një qeveri e re siriane.

Abu Mohammed al Jolani, në intervistën e parë për mediat perëndimore, u shpreh se që nga momenti i përmbysjes së qeverisë së Bashar al Assad, nuk do të ketë më panik në Siri.

"Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik", tha ai.

I pyetur nga “Sky News” se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebel tha se "frika e tyre është e panevojshme".

Ai shtoi se frika vinte si pasojë e pranisë së regjimit, teksa theksoi se tani vendi do të rindërtohet dhe po shkon drejt stabilitetit.

Jolani tha gjithashtu se populli sirian është "i lodhur nga lufta" dhe nuk është gati për një tjetër.

"Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot", tha ai.

rrezimi i bashad al-assad siria

Lini një Përgjigje