
Dhjetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në veriperëndim të Kolumbisë. Mediat bëjnë me dije se mes viktimave ishin 5 anëtarë të një familjeje.
Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se asnjë i mbijetuar nuk u gjet nën rrënoja. Avioni u ngrit të mërkurën nga Jurado, një qytet në provincën e varfër të Choco, pranë kufirit me Panamanë, me destinacion Medellín.
Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktet po atë ditë. Ndërkohë, shkaku i rrëzimit të avionit po hetohet. Mes viktimave ishte edhe 3 të mitur si dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.
Në shumë zona të izoluara të Kolumbisë, transporti bëhet me avionë të vegjël privatë dhe aksidentet janë të shpeshta.
#Colombia l La @GobAntioquia confirmó que no hay sobrevivientes en el accidente de la avioneta que viajaba entre Juradó y Medellín.
— Metropolitano Noticias (@metropolitano_X) January 10, 2025
Fallecieron los diez ocupantes de la aeronave hallada en zona rural de Urrao. pic.twitter.com/8zSr18vLZR
Lini një Përgjigje