TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2025, 16:33

Rrëshqitje dherash, përmbytje dhe bllokime rrugësh, moti i keq shkakton kaos në Genova

Shkruar nga Pamfleti

Rrëshqitje dherash, përmbytje dhe bllokime rrugësh, moti i keq

Moti i keq po shkakton kaos në Genova të Italisë. Reshtje intensive kanë goditur zonën portuale duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rrëzimin e disa kontenjerëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në lagjen Sestri Ponente, stuhia ka shkaktuar problematika edhe në aeroport: erërat e forta kanë hequr çatinë nga një depoje.

Në Valpolcevera, pas rreshjeve të dendura lumi Fegino ka dalë nga shtrati, duke aktivizuar menjëherë planin e alarmit. Në vendngjarje janë angazhuar Mbrojtja Civile, zjarrfikësit dhe policia lokale.

Shirat e fortë që kanë përfshirë rajonin që nga nata kanë sjellë përmbytje në Genova: janë përmbytur disa nënkalime, si ai i Brin-it, via Milano dhe via Perlasca. Në perëndim, në rrugën Aurelia drejt Arenzanos, lëvizja është ndërprerë herë pas here për shkak të një rrëshqitjeje dherash në zonën e tunelit të Pizzo-s.

Rrëshqitje dherash, përmbytje dhe bllokime rrugësh, moti i keq

Një kamion i rëndë që po kalonte në autostradën A10 është përplasur dhe është bllokuar, duke ndalur trafikun në korsitë drejt Genovas. Deri tani, pjesa e autostradës është mbyllur për riparime, me shpresën e rihapjes në orët e para të pasdites.

Lini një Përgjigje