TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2024, 15:40

Rikthehet fluksi i emigrantëve drejt Anglisë, publikohen pamjet e gomones së tejmbushur; policia franceze ‘nuk i ndalon dot’

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet fluksi i emigrantëve drejt Anglisë, publikohen pamjet e

Pamjet e publikuara në një dokumentar të rrjetit britanik ITV, tregonin trafikantët që vepronin të patrazuar nga policia franceze që sillej aty rrotull me mjetet e tyre, pa mundur të ndalonin turmën e frikshme prej më shumë se 70 vetësh.

Pamje shokuese të nisjes së gomones së tejmbushur drejt Britanisë, teksa policia franceze ‘nuk i ndalon dot’ (foto-video)

Policia franceze është filmuar së fundmi duke qëndruar indiferente teksa dhjetra emigrantë vraponin në plazhin francez, për t’u ngjitur në gomonen ilegale e cila kalon ngushticën drejt Anglisë.

Zhvillime shokuese vijnë në një kohë që Britania thotë se ka investuar 500 milionë paundë te policia e brigjeve veriore franceze, për të ndaluar fluksin e emigrantëve dhe rrezikimin e jetës së tyre në kalimin e detit.

Pamjet e publikuara në një dokumentar të rrjetit britanik ITV, tregonin trafikantët që vepronin të patrazuar nga policia franceze që sillej aty rrotull me mjetet e tyre, pa mundur të ndalonin turmën e frikshme prej më shumë se 70 vetësh.

Grupi i madh i emigrantëve përfshi dhe fëmijë, shihej që vraponin drejt detit mëngjesin e disa ditëve më parë, duke tej mbushur gomonen e madhe, pa pasur frikë nga policia që lëvizte aty pranë me dy mjete të vogla fuoristradë.

Teksa pasagjerët ngjesheshin në mjetin prej gome, ai bëhej gjithnjë e më i tejmbushur dhe i rrezikshëm për të lundruar.

Francezët njoftuan për nisjen autoritetet britanike, të cilat i pritën emigrantët në anijet e rojës bregdetare sapo hynë në ujërat e tyre dhe i shoqëruan në Britani, raporton televizioni ITV.

Ndërkohë qeveria e Londrës thotë se “po lufton me të gjitha forcat për të ndaluar fluksin e emigrantëve drejt vendit”.

Pamje të mëtejshme tregojnë mbërritjen e refugjatëve ilegalë në postin e Dover ku nisën procedurat e verifikimit dhe të aplikimit.

Video shokuese ngre të tjera pikëpyetje mbi aftësinë apo vullnetin e kryeministrit Rishi Sunak për të mbajtur premtimin e tij për ‘ndalimin e gomoneve’, ashtu si dhe mbi perkushtimin e qeverisë britanike për të ndaluar këtë fenomen, siç pretendon.

Çështja pritet të diskutohet në parlamentin britanik më 15 prill./DailyMail

gomone angli emigrante

Lini një Përgjigje