Gjatë vizitës së fundit të kancelarit gjerman në kryeqytetin serb u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis BE-së dhe Serbisë për nxjerrjen e litiumit...
Aleksandar Vuçiç duket se nuk do ta ketë të lehtë të bëjë për vete Perëndimin me anë të litiumit që ka nëntoka serbe.
Qytetarët e qytetit të Valjevos u ngritën në protesta kundër minierës së litiumit. Mijëra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes së arritur mes Serbisë dhe Gjermanisë, e cila i parapriu një takimi mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd.
Ata janë mbledhur në mënyrë spontane, pa pjesëmarrjen e partive politike ndërsa u organizuar përmes rrjeteve sociale.
Nova.rs shkruan se qeveria serbe duhet të shqetësohet, sepse ky fenomen rrezikon të prekë tërë Serbinë ndërsa nesër do të protestohet në Loznicë.

Protesta në Valjevë ishte një befasi për shumë njerëz. Pa shumë zhurmë dhe njoftime, në mesin e muajit korrik, sezonit të pushimeve dhe temperaturave rekorde, qytetarët u mblodhën dhe dërguan një mesazh shumë të qartë – nuk do të ketë minierë litiumi, që rrezikon të kërcënojë edhe qytetin e tyre.
Bodo Ëeber, analist politik dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit (DPC) në Berlin, në një intervistë për Danas, tha se Serbia nuk a ka[pcitet të garantojë sigurinë mjedisore në këto miniera.
“Së pari, problemi objektiv i terrenit në rajonin e Jadarit, ujërat nëntokësore etj., nënkupton një situatë gjeologjike për të cilën ekspertët pohojnë se është pothuajse e pamundur të shmanget ndotja gjatë shfrytëzimit. Së dyti, fakti i thjeshtë se është e pamundur të zbatohen asnjë standard në një vend ku nuk ka shtet ligjor apo demokraci, por korrupsion sistematik”, tha ai.

I një mendimi të ngjashëm është edhe Josip Juratovic, deputet i Bundestagut gjerman, i cili tha se Gjermania dhe Bashkimi Evropian nuk mund të garantojnë standardet e minierave të litiumit në Serbi.
“Unë jam i mendimit se çështja kryesore në Serbi nuk është nëse litiumi do të nxirret në Serbi apo jo, por nëse institucionet serbe janë mjaft të forta për t'i mbikëqyrur ato standarde. Prandaj është e nevojshme që populli i Serbisë, si të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit Perëndimor, më në fund të kuptojë se manipulimi i emocioneve kombëtare nga liderët kombëtarë është problemi kryesor i situatës në të cilën ndodhen”, tha Juratoviç.
Kujtojmë se gjatë vizitës së fundit të kancelarit gjerman në kryeqytetin serb u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis BE-së dhe Serbisë për një partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, i cili është një prelud i hapjes së një miniere litiumi në Serbi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje