Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka postuar së fundmi në disa platforma sociale, Telegram, Youtube dhe Twitter, një video ku përpiqet të bindë rusët që të japin informacione për Rusinë. Në pyetje janë marrë kryesisht personat të cilët janë kundër politikave të liderit rus Vladimir Putin. Në videon e publikuar nga CIA, shihet një nëpunës civil dhe gruaja me një fëmijë, të cilët mund të veprojnë për t'i përmirësuar gjërat duke i dhënë informacion CIA-s dhe në të njëjtën kohë të mbeten patriotë, shkruajnë mediat e huaja.
“CIA dëshiron të dijë të vërtetën për Rusinë dhe ne po kërkojmë njerëz të besueshëm që mund të na thonë këtë të vërtetë. Informacioni juaj mund të jetë më i vlefshëm nga sa mendon", thuhet në video.
CIA specifikon se shpreson të krijojë kontakte me persona që punojnë në fushat e inteligjencës, diplomacisë, shkencës dhe teknologjisë, dhe të tjerë dhe se është e interesuar për të gjitha llojet e informacionit, përfshirë atë politik dhe ekonomik.
Lini një Përgjigje