
Mediat ruse cituan burime të paidentifikuara të thonë se Prigozhin u varros sot me ceremoni private, sipas dëshirës së familjes së tij.
Fotot nga varrezat e Porokhovskoye treguan gurin e varrit prej graniti të errët të Prigozhin të rrethuar nga një sërë lulesh, kryesisht trëndafila të kuq. Ai besohet se është varrosur pranë babait të tij.

Në një deklaratë në Telegram, shërbimi për shtyp i shefit të Wagner tha: "Lamtumira për Yevgeny Viktorovich [Prigozhin] u zhvillua në një format të mbyllur. Ata që duan të thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat e Porokhovskoye”.
"Dy flamuj qëndronin afër - një flamur trengjyrësh rus dhe një flamur i zi Wagner. Ajo që ra në sy ishte fakti se Garda Kombëtare Ruse, mori në ruajtje varrin duke mos lejuar vizitorët të afroheshin.



Lini një Përgjigje