
Bragg është prokurori i parë vendas që ngre akuza ndaj një Presidenti dhe ndoshta nuk do të jetë i fundit. Çdo prokuror në SHBA tani do të ndiejë se ka lirinë për të hetuar dhe ndjekur penalisht presidentët pasi ata të lënë detyrën...
Nëse lajmi për akuzën e ngritura ndaj Donald Trump ju është dukur paksa i çuditshëm, nuk jeni i vetmi: Si mund të jetë normale aktakuza e parë penale ndaj një presidenti amerikan?
Donald Trump nuk u padit për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës apo për përfshirje në mashtrime skandaloze financiare për të rritur pasurinë e tij apo edhe për gjoja pengimin e hetimit për Rusinë të këshilltarit special Robert Mueller, të cilin shumë njerëz dikur e mendonin se ishte prokurori më i mirë që mund të ngrinte një çështje ndaj ish-presidentin.
Në vend të kësaj, prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, një demokrat, dhe ekipi i tij i prokurorëve e kanë rikthyer vendin pas gjashtë vjet e gjysmë, në javët e fundit të zgjedhjeve të 2016-ës, kur Trump pagoi yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels që të dalë publikisht e të rrëfente një histori për një lidhje që ajo tha se kishte pasur me Trump gjatë kohës që ai ishte i martuar.
Nuk është e qartë se si do të përfundojë ky rast. Pavarësisht se cilat janë akuzat e sakta, prokuroria do të ngrejë çështje ligjore të pazakonta dhe ndoshta të reja.
Pavarësisht të gjithave një gjë është e qartë: Bragg është prokurori i parë vendas që ngre akuza ndaj një Presidenti dhe ndoshta nuk do të jetë i fundit. Çdo prokuror në vend tani do të ndiejë se ka lirinë për të hetuar dhe ndjekur penalisht presidentët pasi ata të lënë detyrën. Demokratët që aktualisht brohorasin akuzat kundër Trump mund të ndjehen ndryshe nëse – ose kur – presidenti Biden, të përfundojë në fund të një përpjekjeje të ngjashme nga ndonjë prej mijëra prokurorëve të zgjedhur në zyrën lokale, të etur për të bërë një emër për veten e tyre, duke ndjekur penalisht një ish-president të Shteteve të Bashkuara.
Gama e gjerë dhe diversiteti i ligjeve penale në të gjithë vendin ofrojnë shumë mundësi për keqbërje, u shpreh prokurori i përgjithshëm Robert Jackson më shumë se 80 vjet më parë,
Për shembull, Hunter Biden akuzohet për sjellje të ngjashme, gjë që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve federalë dhe republikanëve të Kongresit dhe mund të mbështesë një hetim sipas ligjeve të Delaware që ndalojnë falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe paraqitjen e dokumenteve false në shtet.
Delaware është një shtet solid demokrat, kështu që kjo mundësi e veçantë duket e pamundur, por prokurorët e zgjedhur në zona të mëdha republikane mund të gjejnë mënyra të ngjashme krijuese për të synuar familjen e një presidenti demokrat, veçanërisht nëse presidenti, bashkëshorti i tij ose një anëtar tjetër i familjes ka marrëdhënie të dyshimta financiare kombëtare ose ndërkombëtare me shtete të tjera.
Por ajo më kryesorja është se qasja e Biden nuk duhej të ishte kështu. Qasja më e drejtë do të kishte qenë që Biden të udhëzonte prokurorin e tij të përgjithshëm që të angazhohej dhe të koordinohej me prokurorin, Bragg dhe Fani Willis, që të linin fillimisht të hetohej mbi marrëdhëniet e biznesit të zotit Trump dhe përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Duke vepruar kështu, Biden jo vetëm që mund të kishte zbutur pasigurinë ligjore dhe polemikat që rrethojnë aktualisht Trumpin; ai gjithashtu mund të kishte mbrojtur veten dhe pasardhësit e tij demokratë nga ndëshkimi. Por presidenti nuk duket se i ka ndërmarrë ato hapa, duke i lënë të dy prokurorët me licencë për të ndjekur Trump për çdo sjellje të dyshimtë në juridiksionet e tyre.
Ndoshta nuk mund të bëjnë shumë Biden ose presidentë të tjerë për të zbutur këto rreziqe, përveç se ndoshta të përpiqen të kufizojnë sa më shumë aktivitetet e tyre jozyrtare në shtetet dhe lokalitetet që janë të drejtuar në mënyrë të sigurt dhe të vazhdueshme nga e njëjta parti.
Por edhe kjo është një perspektivë e zymtë: një Amerikë ku presidentët shmangin shtetet ku njerëzit nuk pajtohen me ta. Në planin afatgjatë, mund të kufizojë gjithashtu aftësinë e Partive Demokratike dhe Republikane për të dhënë kandidatët presidencialë nga shtetet që nuk janë të sigurta blu apo të kuqe.
Tani për tani, të dyja palët do të duhet këshilloheshin mirë që të mbanin temperaturën e ulët rreth akuzës së Trump, të paktën në mënyrë që zgjedhësit e tyre të mos bindin veten se kjo duhet të bëhet pjesë e paketës standarde të mjeteve politike. Nëse prokurori Bragg, siç pritej, po ndjek një çështje që rrotullohet rreth të dhënave të falsifikuara të biznesit, akuzat kundër Trump do të jenë modeste; ato as nuk do ta pengojnë atë të rimarrë Shtëpinë e Bardhë nëse ai fiton rizgjedhjen dhe as do të rezultojë me burgim të zgjatur nëse dënohet. Të gjithë duhet ta lëmë çështjen të vazhdojë përmes gjykatave derisa të arrijë një zgjidhje të rregullt dhe cilido qoftë rezultati, të përpiqemi t'i kuptojmë të gjitha me faktin se Trump nuk dështon kurrë të krijojë situata të çuditshme dhe unike./Përshtati “Pamfleti” nga “The New York Times”
Lini një Përgjigje