TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2025, 15:41

Propozimi i Putinit për armëpushim, ministri i Jashtëm ukrainas: Pse duhet të presim deri më 8 maj, t’i ndërpresim luftimet që sot

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi i Putinit për armëpushim, ministri i Jashtëm ukrainas:

Ukraina i është përgjigjur propozimit të Rusisë për një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme. Andrii Sybiha, ministri i Jashtëm i Kievit, në një postim në X tha se nëse Rusia “vërtet dëshiron paqe”, duhet të ndërpresë menjëherë të gjitha luftimet.

Ai pyet pse Moska duhet të presë deri më 8 maj për të filluar armëpushimin dhe për të provuar se qëllimi i tyre është real dhe jo vetëm për një paradë.

“Nëse Rusia vërtet dëshiron paqe, duhet të ndërpresë menjëherë luftimet. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndërpritet tani dhe që nga çdo datë për 30 ditë, atëherë tregoni se qëllimi është real, jo vetëm një paradë.

Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë. Kjo është ajo që ne kemi propozuar vazhdimisht, për të paktën 30 ditë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas.

Lini një Përgjigje