TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2026, 18:41

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe 'i tregon muskujt' Iranit: Nuk jemi pre e lehtë, dora jonë është e fortë!

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe 'i tregon muskujt'
Mohammed bin Zayed Al Nahyan

Mohammed bin Zayed Al Nahyan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe ka paralajmëruar Iranin, duke thënë se vendi i tij nuk është “pre e lehtë”dhe duke iu referuar Teheranit si një “armik”. Ky qendrim shënon një ndryshim të dukshëm nga toni i zakonshëm diplomatik i Emirateve të Bashkuara Arabe drejt fqinjit të tyre të Gjirit.

Ai tha se “donte t’i dërgonte një mesazh armikut të Emirateve të Bashkuara Arabe”.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë të bukura, Emiratet e Bashkuara Arabe janë një model që duhet ndjekur, por unë ju them, mos u mashtroni nga kjo”, tha ai ndërsa vizitoi një spital ku po trajtoheshin civilët e plagosur në sulme.

“Dora e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të arrijë dhe është e fortë, mishi i saj është i hidhur dhe ne nuk jemi pre e lehtë.”

Këto komente, të parat e tij që nga shpërthimi i konfliktit, erdhën menjëherë pasi mbrojtjet ajrore të Emirateve iu përgjigjën një kërcënimi me raketa, pavarësisht deklaratave të mëparshme të presidentit të Iranit që sugjeronin se sulmet e Gjirit do të ndërpriteshin

lufta irani kercenime emiratet

Lini një Përgjigje