
Tre gazetarë të televizionit opozitar Halk TV, mes tyre edhe prezantuesja kryesore, janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Stamboll.
Pronari i medias, Xafer Mahiroglu , përmes platformës X ka njoftuar se “spikeri i Halk TV, drejtori i programit Serhan Asker dhe Baris Pehlivan janë arrestuar në zyrat e televizionit, teksa po përgatisnin programin e mbrëmjes”.
Halk TV ("TV Popullor") është i lidhur me partinë më të madhe opozitare, Partinë Socialdemokrate Republikane Popullore (CHP).
Sipas gazetës opozitare Cumhuriyet, tre gazetarët akuzohen se kanë regjistruar dhe transmetuar "një bisedë me një ekspert", i cili akuzohet nga kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu për dhënien e opinioneve mbi gjyqet që përfshijnë atë dhe për ndryshimin e kursit të deklaratave kundër tij.
"Ne ia dhamë mikrofonin ekspertit që u vu në shënjestër nga kryetari i Bashkisë Imamolgu, ashtu si Yeni Safak, e cila dihet se është e afërt me qeverinë," tha gazetari Baris Pehlivan para arrestimit të tij. "Por ne u ndaluam", shtoi ai, duke kujtuar se ai tashmë është burgosur pesë herë "në 22 vitet e mbretërimit të AKP" , partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Imamoglu komentoi se "ligji është keqpërdorur për të mbjellë frikë në të gjithë shoqërinë", duke theksuar se "padrejtësia është bërë një praktikë e zakonshme e pushtetit".
Presidenti i CHP-së Ozgur Ozel i quajti arrestimet "të papranueshme" ndërsa sindikata e gazetarëve TGS foli për "një faqe të re të turpshme në historinë e shtypit" në Turqi, duke thënë se arrestimet "mishëron presionet mbi profesionin tonë".
Lini një Përgjigje