TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2023, 09:27

Po largoheshin nga Rusia, publikohen pamjet virale kur dy gazetarët e Kim Jong Un nxitojnë të kapin trenin e blinduar

Shkruar nga Pamfleti

Po largoheshin nga Rusia, publikohen pamjet virale kur dy gazetarët e Kim

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video ku ekipi personal i medias i udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un vrapojnë për të kapur trenin që po largohej nga Rusia. 

Pamjet gazmore u kapën teksa treni luksoz i blinduar u largua nga stacioni në Komsomolsk-on-Amurand dhe u nis drejt Vladivostok.

Dy burrat të cilët ishin nga ekipi i medias po vraponin në siklet për të hipur në bordin e trenit të Jong-un pas vizitës njëjavëshe që pati ky i fundit në shtetin rus.

Në anën tjetër, dy zyrtarë rusë Mikhail Degtyarev, guvernatori i rajonit të Khabarovsk dhe Alexander Zhornik, kryebashkiak i Komsomolsk-on-Amur, u panë duke duartrokitur Jong-un në stilin sovjetik, ndërsa treni i tij po dilte nga stacioni. 

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka qenë në Rusi gjatë një vizite njëjavëshe, ku u takua gjithashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Lini një Përgjigje