TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Dhjetor 2023, 18:55

Pësoi arrest kardiak në Parlament, deputeti turk ndërron jetë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi arrest kardiak në Parlament, deputeti turk ndërron

Ndërron jetë deputet i opozitës turke, dy ditë pas një ataku kardiak të papritur që pësoi teksa fliste në parlament për Izraelin, dhe lidhjet e tij me partinë e Erdogan.

53 vjeçari Hasan Bitmez, deputet i partisë Islamiste Saadet Partisi ose Partia e Lumturisë, ndërroi jetë në spitalin e Ankarasë, njoftoi ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca.

Bitmez humbi ndjenjat papritur në foltoren e Asamblesë pasi foli rreth 20 minuta ditën e martë. Ai u ndihmua nga deputetët e tjerë kur humbi ndjenjat para se të dërgohej në spital në gjendje “shumë të rëndë”.

Në fjalimin e tij që u ndërpre papritur nga ataku kardiak, ai akuzonte Izraelin për humbjet e jetëve në Palestinë dhe mbante një pankartë ku shkruhej: “Izraeli vrasës/ Bashkëpunëtori i tij, AKP”, duke iu referuar partisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

 

Lini një Përgjigje