
Kush do ta mendonte që në 2025 do të kishte ende një vend që i mban kufijtë tokësorë të mbyllur për shkak të një pandemie.
Pesë vjet më parë, i gjithë planeti jetonte në një ritëm pandemie. Maska, karantina, teste, kufizime udhëtimi. Vendet po mbyllnin kufijtë e tyre, njerëzit po qëndronin në shtëpi dhe jeta e përditshme dukej se kishte ngrirë.
Sot, e gjithë kjo duket si një e kaluar e largët.
Masat janë hequr, turizmi është rikthyer në mënyrë dinamike dhe jeta rrjedh sikur tronditja e vitit 2020 të mos kishte ndodhur kurrë. Por ka një vend që duket se ka mbetur prapa kohës.
Azerbajxhani është i vetmi përjashtim në të gjithë botën. Ndërsa të gjitha vendet kanë hapur kufijtë e tyre tokësorë prej vitesh, qeveria në Baku ka vendosur të zgjasë deri më 1 janar 2026 regjimin e veçantë të karantinës që ka qenë në fuqi që nga pranvera e vitit 2020.
Kështu, Azerbajxhani mbetet i vetmi shtet që vazhdon t'i mbajë kufijtë e tij tokësorë të mbyllur për arsye pandemie.
Çfarë do të thotë ky vendim në praktikë?
Hyrja dhe dalja nga vendi është e mundur vetëm me avion , me vizitorë të kufizuar në aeroporte. Udhëtimi tokësor është i ndaluar për turistët dhe udhëtarët, me vetëm raste të jashtëzakonshme, siç është transporti i mallrave, të lejuara. Kjo është një masë që pak veta do ta kishin pritur të ishte në fuqi në vitin 2025, kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka lënë pas masat kufizuese për tre vjet.
E megjithatë, Baku këmbëngul për të parandaluar efektet e mundshme të pandemisë dhe ruan një izolim të veçantë, i cili është i çuditshëm dhe i habitshëm në një botë që është rikthyer në normalitet. Është një zgjedhje politike që, përtej dimensionit shëndetësor, mbart edhe një barrë simbolike, një vend që mbetet "i mbyllur hermetikisht", në një rajon që ka njohur tensione dhe konflikte për dekada të tëra.
Sigurisht, Azerbajxhani nuk është plotësisht i pavetëdijshëm për imazhin e tij. Për ngjarje të mëdha, siç është Çmimi i Madh i Formula 1 i kohëve të fundit në Baku, ka procedura të lehtësuara të vizave, duke lejuar hyrjen për tifozët dhe stafin. Megjithatë, ky përjashtim nuk e ndryshon pamjen e përgjithshme. Vendi mbetet i vetmi në botë që ende i trajton kufijtë e tij sikur të ishte viti 2020.
Sipas opinionit tim personal, idea e vazhdimit te karantines per Azerbaijan, nuk duhet keqkuptuar. Pasojat e Covids, ndihen tek te gjithe te prekurit, ne nje forme ose ne nje tjeter. Kompleksi i fenomenit te izolimit, i miljona te vdekurve, i ngrirjes se aktiviteteve te jetes se perditshme, ndryshimi i papritur dhe i paparashikur i rutines se shoqerise njerezore qe ishte vendosur ketu e qindra vjet me pare, nuk kaloi pa pasoja. Qe do te thote ne keto kushte, me te vertete specifike per njerezimin, te gjithe tentojne ta fshijne nga memorja, si nje enderr e frikshme qe nuk mund te perseritet me ose qe nuk duhet te kujtohet, per te vetmin fakt, ndryshoi destinacionin komplet te rutines boterore duke i bere te ditur se si mund te shfaroset e gjitha ne nje hark kohor 6 mujor. Por Azerbaijan, nuk mund te anashkaloj kete pasoje memoriale, keshtu qe te gjitha pandemite me baze shendetin mendor dhe shendetin riprodhues i ka dekretuar ne sensin e endemise globale qe fuqizojne pikerisht kete shfarosje. Natyrisht mendoj te jape nje shpjegim " vazhdimit te mbylljes" duke e filluar me ndalimin e virusit ngjites te demtimit te "shendetit mendor"!
Kovidi nuk eshte largusr kam 13 ditë . Më ka lenë me bronshit difuz. Shpesh Oksigjeni bie nën 90.mbas meje kapi tim birë..unë kam kalusr kovidin e parë pa temperatur por ky ishte me teperaturë të lartë eththe djerditje dhimbje gryke bumbje nuhatje disa ditë e shumë e shumë të zeza vtë tjera .
Të kujdesesh për shëndetin personal e shumë më tepër të vendit apo njerëzimit,është gjëja më e mirë që mund të bëjë çdonjëri.Ne jetojmë në vitet ku mjekësia është bërë biznes,nuk ofron shërbime cilësore shërimi e kujdesi, por është kthyer në një vampir që pi edhe pikën e fundit të gjakut.Njerëz të tillë e sigurt se kanë probleme të rënda mendore,sepse njerëzit e sëmurë e të dobët nuk ofrojnë gjë për shoqërinë,përveçse përhapin e transmetojnë sëmundje. Një njeri normal,i ndërgjegjshëm i zbaton rregullat e higjenës.
Shume mire ka vepruar ka mbrojtur popullin e tije