TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shtator 2024, 07:55

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli godet Libanin me qindra raketa; Perëndimi i friksohet një lufte gjithëpërfshirëse (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli godet
Izraeli godet Libanin me qindra raketa

Ushtria izraelite ka nisur një valë të re sulmesh kundër objektivave të Hezbollahut në Liban të enjten, dy ditë pasi shpërthimit të  tensioneve në Lindjen e Mesme me komunitetin ndërkombëtar që i frikësohet një lufte gjithëpërfshirëse.

Ushtria izraelite tha se avionët luftarakë goditën më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut në Libanin jugor, të cilët ishin përgatitur për sulme të drejtpërdrejta ndaj Izraelit.

Disa ndërtesa dhe një depo armësh që i përkisnin Hezbollahut u goditën gjithashtu në zona të ndryshme të Libanit jugor, sipas ushtrisë.

Përveç kësaj, artileria goditi rajonin Nakura të Libanit dhe ministri i Mbrojtjes izrealit Yoav Gallad që këmbënguli se operacionet kundër Hezbollahut "do të vazhdojnë".

Breshëritë intensive pasuan sulmet në fillim të javës për të cilat Libani dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin, që hodhën në erë radiot e dorës dhe biperat e grupit militant.

Të martën, mijëra pagera (telefona jo inteligjentë që nuk mund tu caktohet vendndodhja) të përdorura nga Hezbollahu shpërthyen njëkohësisht, duke vrarë 12 njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe duke plagosur deri 3 mijë të tjerë në të gjithë Libanin.

Një ditë më vonë, 25 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën kur radiot e radios shpërthyen në supermarkete, në rrugë dhe në funerale, duke nxitur frikën se një luftë e plotë midis Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani, dhe Izraelit mund të jetë i afërt.

Nuk kishte asnjë koment nga Izraeli, i cili disa orë para shpërthimeve të së martës kishte njoftuar se po zgjeronte qëllimet e luftës së tij në Gaza për të përfshirë kthimin e banorëve veriorë që ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të Hezbollahut.

Nasrallah pranoi se sulmet shpërthyese – shkelja më e madhe e sigurisë për Hezbollahun që nga themelimi i tij në vitet 1980 – kishin qenë një goditje e madhe për organizatën.

Shqetësimet e ndërkombëtarëve për luftë gjithëpërfshirëse

Shtëpia e Bardhë tha se një zgjidhje diplomatike ishte e mundur dhe urgjente, ndërsa Britania bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.

SHBA është “e frikësuar dhe e shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre në një konferencë.

Departamenti i Shtetit i bëri thirrje sërish grupit libanez që të ndalojë “sulmet terroriste” kundër Izraelit.

Nga ana e tij, presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve të Libanit "miqtë" e tij për të theksuar se "ka një rrugë diplomatike" dhe se lufta "nuk është e pashmangshme".

Misioni libanez në OKB tha në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të enjten se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimin e pajisjeve nëpërmjet mesazheve elektronike dhe eksplozivëve të vendosur në to, përpara se të arrinin në Liban.

Lidhur me këtë çështje të premten do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh./ Pamfleti

izraeli godet libanin me qindra raketa

Lini një Përgjigje