
Një zyrtar amerikan ka njoftuar se, Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, e pesta në rajon që nga 7 tetori.
Në fillim të këtij muaji, Blinken fluturoi në rajon, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Izraelin, me një mision për të siguruar që lufta Izrael-Hamas të mos përhapet në një konflikt rajonal.
Por që nga udhëtimi i tij i fundit, sulmet nga luftëtarët Houthi të Jemenit, si në Izrael ashtu edhe në anijet tregtare në Detin e Kuq, kanë bërë që forcat britanike dhe amerikane të nisin sulmet në Jemen.
Dhe të dielën, tre ushtarë amerikan u vranë në një sulm në Jordani, me Joe Biden që u zotua të hakmerret dhe Irani premtoi një përgjigje vendimtare ndaj çdo sulm.
Kjo dyshohet të jetë arsyeja e vizitës së Blinken në Rajon. Një përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të mos agravuar edhe më tej situatën tashmë tepër të tensionuar.
Lini një Përgjigje