Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, të tensionuara pas kërkesës së ish-presidentit amerikan Donald Trump për blerjen e Grenlandës, kanë shënuar përmirësim, por theksoi se kriza nuk ka përfunduar ende.
Duke folur në një konferencë për media në Nuuk, kryeqytetin e territorit autonom danez, Rasmussen tha se “kriza nuk ka përfunduar dhe ende nuk kemi një zgjidhje”, duke shtuar se situata është “shumë më e mirë tani sesa disa javë më parë”. Ai siguroi gjithashtu se aktualisht nuk ekziston “asnjë kërcënim në tryezë” dhe se nuk ka “asnjë luftë tregtare me Europën”.
Nga ana e saj, ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt, vlerësoi vazhdimin e dialogut me Shtetet e Bashkuara, por theksoi se autoritetet grenlandeze nuk kanë arritur ende objektivat e tyre.
“Ne nuk jemi ende aty ku duam të jemi. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe është shumë herët të thuhet se ku do të përfundojmë,” deklaroi Motzfeldt gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Nuuk, së bashku me homologët e saj nga Danimarka dhe Kanadaja.
Lini një Përgjigje