
Rajoni është shtëpia e infrastrukturës ushtarake të rëndësishme iraniane, duke përfshirë një bazë të madhe ajrore, një kompleks të madh të prodhimit të raketave dhe disa objekte bërthamore.
Provinca e Isfahanit është një zonë e madhe në qendër të Iranit, e cila ka marrë emrin nga qyteti më i madh.
Ndodhet 440 kilometra (270 milje) në jug të Teheranit. Qyteti ka një popullsi prej afërsisht 2,220,000 banorësh duke e bërë atë qytetin e tretë më të populluar në Iran (pas Teheranit dhe Mashhadit) dhe zonën e dytë më të madhe metropolitane.
Rajoni është shtëpia e infrastrukturës ushtarake të rëndësishme iraniane, duke përfshirë një bazë të madhe ajrore, një kompleks të madh të prodhimit të raketave dhe disa objekte bërthamore.
Qendra e Teknologjisë Bërthamore në Isfahan është kompleksi më i madh kërkimor bërthamor i Iranit dhe punëson afërsisht 3,000 shkencëtarë, sipas Iniciativës jofitimprurëse të Kërcënimit Bërthamor.
Ai u hap në vitin 1984, kjo qendër ka tre reaktorë kërkimorë të furnizuar nga Kina, ku thuhet gjithashtu se është objektiv i sanksioneve të SHBA dhe OKB-së.
Fabrika e pasurimit të uraniumit në Natanz ndodhet gjithashtu në veri të provincës Isfahan dhe është objekti kryesor i pasurimit të uraniumit të Iranit.
Në prill të vitit 2021, Teherani fajësoi Izraelin për një sulm sabotues në uzinën e tij në Natanz, i cili shkaktoi ndërprerje dhe dëmtime të centrifugave. Isfahani është gjithashtu vendi i bazës ajrore të ushtrisë Shekari.
Izraeli njoftoi paraprakisht SHBA-në për sulmet ushtarake, por ministri i jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha gjatë takimit të G7 në Capri se Uashingtoni u informua në minutën e fundit.
Gjatë samitit, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken refuzoi të përfshihej në sulm, teksa tha se vetëm se SHBA-ja "nuk ishte e përfshirë në asnjë operacion sulmues". Qeveria izraelite ende nuk ka dalë në një reagim zyrtar. Ky sulm i fundit vjen më pak se një javë pasi Irani lëshoi qindra raketa dhe dronë në Izrael, një agresion që shihet si një përshkallëzim i tensioneve.
Pavarësisht përmasave të mëdha dhe natyrës së paprecedentë, sulmi i Iranit ishte i pasuksesshëm, pasi shumica e predhave shkatërruese u rrëzuan nga mbrojtja ajrore izraelite me ndihmën e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë.
Sulmi në tokën izraelite ishte në përgjigje të një sulmi kundër një ndërtese në një kompleks diplomatik iranian në Siri më 1 prill.
Izraeli nuk e ka konfirmuar publikisht se ishte pas atij sulmi, por pranohet masivisht se ky ishte shkaku i kundërsulmit./Përshtati "Pamfleti" nga"BBC"
Lini një Përgjigje