TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Janar 2025, 08:10

Përplasja e avionit me helikopterin ushtarak në SHBA, shefi i zjarrfikësve: Nuk e dimë nëse ka të mbijetuar

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e avionit me helikopterin ushtarak në SHBA, shefi i

Një avion pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak janë përplasur në SHBA, pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit.

Shefi i zjarrfikësve që ndodhen në terren është shprehur se avioni ka rënë në lumë, teksa në bord ndodheshin 64 persona.

Për sa i përket të mbijetuarve, ai ke deklaruar se është e paqartë nëse ka të tjerë, por po punojnë për të gjetur viktimat.

“Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar“, tha ai, duke shtuar se po kujdesen që të ruajnë provat.

“Ne do të rivlerësojmë se ku jemi me operacionin e shpëtimit gjatë mëngjesit, kur ta kuptojmë më mirë“, ka vijuar më tej ai.

Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në bord u rrëzua në lumin Potomac pasi u përplas me një helikopter ushtarak mbi kryeqytetin amerikan Washington teksa po i afrohej aeroportit Ronald Reagan. Deri tani raportohet për 18 persona të pajetë.

Lini një Përgjigje