
Një vrasës rus, i cili masakroi një të moshuar është lirua për herë të dytë nga burgu për të luftuar në Ukrainë.
"Vrasësi i gjyshes i ka shpëtuar dënimit për krimin e tij - përsëri - dhe ka shkuar të luftojë në luftë," thotë Anna Pekareva, mbesa e Yulia Byuskikh, për BBC.
Në vitin 2022, Ivan Rossomakhin u lirua nga burgu, ku po vuante një dënim me 14 vjet burg për vrasje, për t'iu bashkuar grupit mercenar Ëagner .
Më vonë ai u lejua të kthehej në shtëpi në rrethin e Vyatskiye Polyany në rajonin Kirov të Rusisë. Atje ai sulmoi dhe vrau 85-vjeçaren Yulia në shtëpinë e saj.
Në prill të këtij viti, 29-vjeçari Rossomakhin u shpall fajtor për përdhunimin dhe vrasjen e Yulia-s dhe u dënua me 22 vjet në një burg të sigurisë së lartë, më vonë dënimi u rrit në 23 vjet.
Por Anna thotë se guvernatori i burgut ka njoftuar tani familjen se Rossomakhin u lirua më 19 gusht - vetëm një javë pas fillimit të dënimit të tij.
Lini një Përgjigje