TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Gusht 2024, 14:22

Ukraina i kthen reston Rusisë, nis pushtimin e Belgorodit, guvernatori: Forcat ukrainase po përparojnë në kufi!

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina i kthen reston Rusisë, nis pushtimin e Belgorodit, guvernatori:

Rusia hyri sot në ditën e dytë të bombardimeve me dronë dhe raketa në Kiev dhe 14 rajone të tjera të Ukrainës. Ndërsa kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq, teksa përshkallëzimi i luftës dhe ashpërsimi i saj është tashmë një realitet i hidhur.

Rreth 15 viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, por bilanci rritet. Moska ka hedhur 200 dronë dhe raketa pa ndërprerje, kurse Kievi theksoi sot se “përparimi në Kursk po vazhdon”.

Objektivi i radhës, si kundërpërgjigje ndaj Kremlinit, është pushtimi i Belgorodit. Komandanti suprem i Ukrainës tha se forcat e Kievit po përparonin ende në rajonin Kursk të Rusisë, por paralajmëroi se Moska po forconte forcat e saj në frontin lindor të Pokrovsk, ku trupat ruse po përparojnë, shkruan "La Repubblica".

Gjenerali Oleksandr Syrskyi tha se Rusia po përpiqet të ndërpresë linjat e furnizimit të Ukrainës në frontin e Pokrovsk. Ai e cilësoi situatën e përgjithshme atje si “të vështirë”.

Kurse zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, tha se droni rus shkeli hapësirën ajrore polake gjatë sulmit masiv kundër Ukrainës, teksa shtoi se “Rusia nuk ka pasur qëllim sulmin e territorit aleat”.

Ukraina pretendoi se 5 raketa dhe 60 dronë rusë të lëshuar gjatë natës u rrëzuan, kurse 5 persona humbën jetën. 10 mercenarë polakë u raportuan të vrarë nga rusët.

Guvernatori i Belgorod: Situata është nën kontroll në kufi, por e vështirë!

"Ka dalë informacion se armiku po përpiqet të kalojë kufirin e rajonit të Belgorodit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, situata në kufi mbetet e vështirë, por nën kontroll. Personeli ynë ushtarak po kryen punë rutinë", tha ai.

Kështu njoftoi sot guvernatori i rajonit rus të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në një mesazh në Telegram, duke konfirmuar përpjekjen e trupave të Kievit për të kaluar kufirin rus në një pikë të dytë, pas kundërofensive në Kursk.

Mediat ruse më herët raportuan për luftime pranë Nekhoteyevka dhe Shebekino.

Lini një Përgjigje