
Zbulohet misteri i biondes që shoqëronte kreun e Telegram kur u ndalua nga policia franceze. Fillimisht u tha asistentja, më pas u cilësua si vajza misterioze. Por biondja në fjalë është Julia Vavilova, 24 vjeçe. Të dy prej disa kohësh janë çift i rregullt, deri në atë pikë sa që ndër të tjera, Baptiste Robert, eksperti francez i kriptomonedhave dhe i njohur i kreut të Telegram-it, e ka njohur menjëherë në foto.
Kjo tregohet nga një bollëk imazhesh në rrjetet sociale, ku Pavel dhe Julia kanë ngarkuar imazhe të pushimeve të tyre në të cilat shfaqen në të njëjtat vende turistike, në të njëjtën kohë. Pra së bashku. Një udhëtim në Uzbekistan, Kazakistan dhe në fund në Katër stinët në Baku, shoqëruar me video në Instagram.
Mbetet dyshimi se në realitet të dy nuk kanë dashur ta bëjnë eksplicite lidhjen e tyre, pavarësisht se kanë përhapur gjurmë në rrjet, pasi nuk gjenden foto të çiftit. Përjashtimi i vetëm: një darkë në Shore House në Detin Kaspik. Pas arrestimit të Durov në Paris, Julia dyshohet se mbylli llogaritë e tij.
Gruaja e re është një stratege e kriptomonedhave, eksperte në anashkalimin e sanksioneve ruse për këtë temë. Në biografinë e saj në Instagram, ajo shkruante se ishte e apasionuar pas lojërave dhe gjuhëve tëhuaja. Flet anglisht, rusisht, spanjisht, arabisht.
A mund të kishte luajtur një rol në arrestimin e Pavelit? Hetuesit francezë aktualisht e mohojnë këtë, nuk ka asnjë akuzë kundër Vavilova dhe, pas një marrje në pyetje të shkurtër, ajo ishte e lirë të largohej nga aeroporti ku u ndalua Pavel. /Pamfleti
Lini një Përgjigje