
Komisionerja për Zgjerimin e Komisionit Evropian Marta Kos ka anuluar vizitën e saj të planifikuar në Turqi dhe takimin e saj me ministrin e Jashtëm të vendit Hakan Fidan për shkak të "zhvillimeve shqetësuese të fundit" në vend.
Anulimi i udhëtimit të saj të planifikuar në Antalia për forumin diplomatik dhe më pas në Ankara u njoftua nga ajo të martën në mbrëmje nga Parlamenti Evropian në Strasburg.
"Pas zhvillimeve shqetësuese të fundit, ne duhet të ripërcaktojmë me kujdes angazhimin tonë, duke mbajtur kanale të hapura për të diskutuar çështje me interes të ndërsjellë - pasi Turqia është një partner strategjik për ne," tha të mërkurën një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Sipas tij, "dialogu i ardhshëm i nivelit të lartë është një hap i rëndësishëm në ri-angazhimin tonë me Turqinë - për të cilin Këshilli Evropian na ka dhënë një mandat. Ne do të vazhdojmë të ngremë çështje dhe shqetësime që lidhen me sundimin e ligjit.
"Ne duam që Turqia të ankorohet në vlerat evropiane," vuri në dukje ai.
I pyetur nëse Komisioni ka shprehur zyrtarisht shqetësimin e tij tek autoritetet turke për sundimin e ligjit në Turqi, zëdhënësi i Komisionit shmangu përgjigjen.
Protestat në Turqi nisën pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu, i cili konsiderohej si rivali kryesor i Rexhep Tajip Erdogan, në garën Presidenciale në Turqi që do të mbahet në 2028. Pas arrestimit opozita në Turqi ka nisur një seri protestash kundër atij që e konsiderojnë si “regjimi i Erdogan”.
Lini një Përgjigje