
Disa raporte të njëpasnjëshme kanë shkruar se Vladimir Putin ka frikë se mos vritet, por është e vështirë të thuhet se sa reale janë dhe se sa mund të bazohen në fakte.
“Putin është “pushtuar” nga paranojat”, shprehet Dr. Alan Mendoza, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Henry Jackson, shkruan Sky News.
“Ju nuk e dini se ku është Putin në një moment të caktuar, ndërsa ai po takon njerëz me distanca ekstreme mes tyre. Duket qartë që ai mendon se njerëzit janë gati për ta ‘kapur’ atë. Disa njerëz ndoshta duan ta bëjnë një gjë të tillë. Pas 25 vitesh në krye, ju keni shumë armiq gjatë rrugëtimit tuaj por mendoj se më shumë kjo është imagjinata e tij”, vijon Jackson.
Ndërsa profesor David Lewis, një ekspert në politikën globale në Universitetin e Exeter, mendon se mund të shkojë edhe më tej.
“Putini ka pasur gjithmonë një ndjenjë të fortë pasigurie, ndoshta rrjedh nga historia e tij në KGB dhe përvoja e tij e rënies së BRSS. Putin beson se është misioni i tij për të thyer dominimin e Perëndimit në politikën ndërkombëtare dhe ta bëjë Rusinë përsëri fuqishme, kështu që nuk është për t’u habitur që ai beson se shërbimet perëndimore të sigurisë, inteligjenca ukrainase dhe rivalët rusë po komplotojnë të gjithë kundër atij”, tha ai.
Mark Galeotti, drejtor kryesor i Mayak Intelligence dhe një bashkëpunëtor i lartë në Rusi thotë se këto mendime të Putin mund të vijnë si rezultat i pashmangshëm i të qenit sundimtar absolut i një sistemi mjaft kanibalist.
“Putini inkurajon vartësit e tij të ndryshëm që të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit. Dhe mendoj se kjo ndikon pasi ai supozon se ky është rendi i duhur", u shpreh ai.
Ndërkohë, Vladimir Putin është i vendosur të pajisë Gardën Kombëtare Ruse me armatim të rëndë, ndërsa kërkon të forcojë sigurinë e regjimit të tij, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM).
Presidenti rus nënshkroi një ligj që lejon Rosgvardia të marrë më shumë pajisje, të cilat mund të përfshijnë artileri dhe helikopterë sulmues, në fund të javës së kaluar.
"Lëvizja sugjeron se Kremlini po dyfishon burimet e Rosgvardia si një nga organizatat kryesore për të garantuar sigurinë e regjimit", tha Ministria e Mbrojtjes./ Përshtati "Pamfleti" nga "Sky News".
Lini një Përgjigje