Raportet e inteligjencës amerikane vijojnë të paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka hequr dorë nga synimi për të pushtuar të gjithë Ukrainën dhe për të zgjeruar ndikimin rus edhe në territore evropiane që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik, përfshirë vende që sot janë anëtare të NATO-s.
Sipas agjencisë Reuters, e cila citon gjashtë burime të informuara mbi çështjen, këto vlerësime bien ndesh me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump dhe të negociatorëve të tij, të cilët kanë pohuar se Kremlini synon t’i japë fund luftës që nisi me pushtimin e Ukrainës pothuajse katër vite më parë.
Raportet e inteligjencës amerikane, më i fundit i hartuar në muajin shtator, hedhin poshtë edhe pretendimet e Moskës se Rusia nuk përbën kërcënim për Evropën. Sipas këtyre vlerësimeve, vendet e para të rrezikuara do të ishin shtetet baltike: Estonia, Letonia dhe Lituania.
Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, deklaron se Moska po përshpejton planet e saj strategjike.
“Sipas planit fillestar, Rusia duhej të ishte gati për veprim në vitin 2030. Tani afatet janë shkurtuar për vitin 2027”, tha ai, duke shtuar se Kremlini e sheh veten si një fuqi që mbijeton vetëm përmes zgjerimit të vazhdueshëm të ndikimit.
Zbulimet e raportuara nga Reuters u hodhën poshtë nga Tulsi Gabbard, drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve, e cila reagoi në rrjetin social X. Ajo akuzoi atë që e quajti “Deep State” dhe mediat për përhapje informacioni të rremë, duke theksuar se inteligjenca amerikane vlerëson se Rusia nuk ka kapacitetin për të pushtuar dhe mbajtur nën kontroll as Ukrainën, e aq më pak Evropën.
Ndërkohë, një tjetër raund bisedimesh indirekte mes Ukrainës dhe Rusisë është zhvilluar në Miami me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Në Evropë, presidenti francez Emmanuel Macron ka sinjalizuar gatishmërinë për rifillimin e kontakteve me Vladimir Putinin, duke reflektuar shqetësimet në rritje në disa kryeqytete evropiane për një përfundim të luftës që do të ishte i dëmshëm për Ukrainën dhe për vetë Evropën.
Në margjinat e Këshillit Evropian, Macron deklaroi se do të ishte “e përshtatshme” të rifilloheshin kontaktet me liderin rus, ndërsa Pallati Elize theksoi se perspektiva e një armëpushimi dhe e negociatave të paqes e bën të nevojshëm rikthimin e dialogut.
Zonja inteligjence Amerikane te flase me pare per synimet e Amerikes ndaj Canada, Greenland e kudo. Ne ka bythe te ndihmoje Europen e Aleatet mire e ne s'ka e punon me hile te mos u tregoje te tjereve, kur keto informacione i merr prej Europianeve. Ju gazetarucet injorante qe nuk kini idene e teknologjise merrni inxhiniere te kuptoni historine e botes. Nuk behet shtet me ekonomiste, avoketer e maluketer, jo, shteti do inxhiniere, kimiste, agronome, e specialiste te te gjitha fushave qe te beje ekonomi. Populli do ekonomi e jo qindra studio, organizata, gazeta qenlehese e lepirese bythe te Gangove te Fshatit me Corape Leshi. Inxhinieret e tregojne vleren e vertete te nje mjeti e avioni me vleren X e ekonomisti "shkencetar" thote qe 10 mjete kushtojne X x 10 = 10X. Urra, sa te mencur. Ekonomistet jane te mire per Bankat e kazinot qe te vjedhin popujt por jo te drejtojne popujt. Na cane menderen llafazaet e sahanlepiresit neper studio duke bere "analiza" per superfuqi qe vetem ne qytet e tyre kane popullsi 5-10 here sa Shqiperia.