TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Dhjetor 2025, 08:50

Atentat në zemër të Moskës, vritet me bombë gjenerali i Putin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një nga mundësitë që po hetohet është që bomba të jetë vendosur nga shërbimet sekrete ukrainase.

Atentat në zemër të Moskës, vritet me bombë gjenerali i
Fanil Sarvarov

Një gjeneral i lartë rus është vrarë mëngjesin e kësaj të hëne në Moskë, pas një shpërthimi me bombë në makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse, raporton BBC.

Komiteti Hetimor i Rusisë bëri të ditur se viktima është gjenerali i lartë Fanil Sarvarov, kreu i departamentit të trajnimit operacional të forcave të armatosura.

Atentat në zemër të Moskës, vritet me bombë gjenerali i
Gjenerali rus vritet në një shpërthim me bombë në Moskë

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e montuar poshtë automjetit. Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe një të mundshme përfshirje të shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Një nga teoritë që po shqyrtohet është përfshirja e shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Hetuesit janë dërguar në vendngjarje, që thuhet se ndodhet në jug të kryeqytetit rus.

viritet me bombë gjenerali i putin atentat në moskë

Lini një Përgjigje