TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2023, 09:34

Ishte shtruar në spital, Papa Françesku: Kisha inflamacion akut në mushkëri

Shkruar nga Pamfleti
Ishte shtruar në spital, Papa Françesku: Kisha inflamacion akut
Papa Françesku

Papa Françesku, zbuloi sot se kishte “pneumoni akute” për të cilën u shtrua në spital në fund të muajit mars.

Ai tha se pavarësisht gjendjes së tij, ende dëshiron që të udhëtojë.

“Ndjeva një dhimbje të fortë në fund të audiencës (29 mars), por nuk humba ndjenjat”, tha Ati i Shenjtë, në një bisedë me gazetarët teksa po kthehej me aeroplan nga Budapesti.

“Kisha temperaturë të lartë, mjeku më dërgoi menjëherë në spital”, shtoi ai, duke thënë se kishte “inflamacion akut dhe të rëndë në pjesën e poshtme të mushkërive. Trupi reagoi mirë ndaj ilaçit. Falë Zotit, mund t’ju them tani”, u shpreh Papa.

Papa qëndroi në një spital në Romë për tre ditë dhe doli prej aty më 1 prill, pasi u trajtua me antibiotikë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për udhëtimet e ardhshme, Papa Françesku konfirmoi se në fillim të gushtit planifikon që të shkojë në Lisbonë, ku mbahet Dita Botërore e Rinisë dhe në shtator në Marseille dhe Mongoli.

Shëndeti i Jorge Bergoglio, i cili u zgjodh Papë në vitin 2013, është gjithnjë e më i brishtë, veçanërisht për shkak të dhimbjes së gjurit që po e detyron të lëvizë me një karrige me rrota.

papa francesku spital inflamacion akut

Lini një Përgjigje