TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shkurt 2025, 11:42

Opozita ukrainase i përgjigjet Trump: Zgjedhjet janë të pamundura në kohë lufte, Zelensky mbetet legjitim

Shkruar nga Pamfleti
Opozita ukrainase  i përgjigjet Trump: Zgjedhjet janë të
Zelensky dhe Trump

Vetëm ukrainasit kanë të drejtë të vendosin se kur dhe si do të bëhet ndryshimi i pushtetit.

I këtij mendimi është opozitarja ukrainase Yulia Timoshenko, për të cilën komentet e fundit të Donald Trump rreth presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk kanë asnjë kuptim.

Sipas Timoshenkos – referuar faktit se Trump kërkon zgjedhje të menjëhershme në Ukrainë dhe se Zelensky nuk ka as 4% mbështetje – është e pamundur që votimet të mbahen në kohë lufte.

Ndaj, mbi këtë premisë, ajo ka theksuar se Zelensky mbetet legjitim në pozitën e tij.

Për më tepër, ajo e ka vënë piketën mbi këtë fakt, duke shtjelluar se janë vetë ukrainasit, të cilët po luftojnë me agresionin rus të Vladimir Putin prej tre vjetësh, ata të cilët kanë të drejtën të vendosin se kur dhe si do të bëhet ndryshimi i pushtetit.

 

Lini një Përgjigje