TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2023, 18:07

Nxori pamje ekskluzive nga video-loja GTA VI, hakeri shqiptar që “gjunjëzoi” gjigandët e teknologjisë përballet me 12 akuza

Shkruar nga Pamfleti

Nxori pamje ekskluzive nga video-loja GTA VI, hakeri shqiptar që

Hakeri i cili arriti të depërtojë brenda dhjetëra kompanive lidere në teknologji, përfshi edhe “Rockstar Games”, publikuesi i video-lojës së famshme GTA VI, është një 18-vjeçar shqiptar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arion Kurtaj, i cili ishte 17-vjeç në momentin e kryerjes së krimeve kibernetike. Ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.

Por megjithëse shqiptari është duke u gjykuar për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik, ai mund të shpëtojë paq.

Sipas agjencisë mediatike Reuters, i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit, dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Ndaj një juri do të vendosë vetëm nëse është ai që i ka kryer krimet, dhe jo nëse është apo jo fajtor.

Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.

hakeri 18 vjeçar

Lini një Përgjigje