
Ministria e Jashtme ruse ka bërë sot me dije se ish-presidenti amerikan Barack Obama është një nga 500 qytetarët amerikanë të sanksionuar nga Kremlini që nuk u lejohet futja në Rusi.
Rusia ka deklaruar se sanksionet janë ndërmarrë si kundërpërgjigjeve të masave të marra nga Uashingtoni.
Më herët të premten, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione kundër më shumë se 300 subjekteve, duke synuar të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe duke intensifikuar një nga përpjekjet më të ashpra të sanksioneve të zbatuara ndonjëherë.
Lini një Përgjigje