TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2023, 14:54

Erdogan: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, kemi marrëdhënie speciale

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, kemi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, duke i quajtur si ‘speciale’.

Në një intervistë për CNN, Erdogan ka hedhur poshtë mundësinë për të vendosur sanksione kundër Rusisë, duke i cilësuar marrëdhëniet me këtë të fundit si “speciale”.

“Ne nuk jemi në pikën ku mund të vendosim sanksione kundër Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë. Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, tha presidenti turk.

Kujtojmë se dy ditë më parë më 17 maj, lideri i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu i ka bërë thirrje popullit turk që t'i kthejë shpinën presidentit Erdogan pak ditë para raudit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Me anë të një video-mesazhi drejtuar popullit, lideri i opozitës turke ka hedhur akuza ndaj Erdogan, ku thekson se presidenti "pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur".

“Nga këtu ju drejtohem të gjithëve. Këtë atdhe nuk e gjetëm rrugës. Ne nuk do ta dorëzojmë atë në logjikën që solli 10 milionë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm. Ne nuk do t'ia dorëzojmë atdheun tonë një të ashtuquajturi lider botëror, i cili deri vonë ishte "bashkëkryetar" i projektit "Lindja e Mesme e Madhe", ndërsa tani ai po pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur dhe duart e palosur.”, ka thënë Kiliçdaroglu.

 

erdoga sanksione rusi

Lini një Përgjigje