Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA me agjentët e imigracionit (ICE), të cilët kanë qëlluar për vdekje një tjetër person. Sipas raportimeve nga mediat amerikane, një agjent i imigracionit në Minneapolis qëlloi për vdekje një person i cili po u rezistonte urdhrave të tyre.
Incidenti vjen pas vrasjes më 7 janarit të gruas nga Minneapolis, Renee Good, një nënë 37-vjeçare me tre fëmijë, nga një agjent federal, dhe vjen një ditë pas protestave masive në qytet për shkak të rritjes së numrit të oficerëve të imigracionit dhe bastisjeve gjithëpërfshirëse në të gjithë shtetin.
Një video e incidentit duket se tregon një grup të madh agjentësh federalë që përleshen me një burrë përpara se njëri prej agjentëve të nxjerrë një armë dhe ta qëllonte burrin. Ai vazhdon ta qëlloj viktimën edhe pse ai bie përtokë.
Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O'Hara, tha se burri kishte vdekur menjëherë pas ngjarjes dhe se ai i kishte udhëzuar oficerët e tij që të ruanin vendin e ngjarjes.
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i quajti të shtënat “të neveritshme” dhe i bëri thirrje Presidentit Trump t’i japë fund goditjes së tij ndaj imigracionit.
Qyteti i Minneapolis tha në një deklaratë për X se ishte "në dijeni të raportimeve për një tjetër vrasje me armë që përfshinte forcat federale të rendit. Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) nuk dha menjëherë komente, për këtë rast.
Lini një Përgjigje