TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2023, 08:33

Nuk ka qetësi! Bombardohet ura afër Krimesë, Rusia akuzon Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka qetësi! Bombardohet ura afër Krimesë, Rusia akuzon

Një nga urat që lidh Krimenë me pjesën tjetër të Ukrainës u godit gjatë natës. Ky fakt u bë i ditur nga lideri pro-rus i gadishullit të aneksuar, Sergei Aksyonov, i cili njoftoi në Telegram se nuk kishte viktima.

“Ura e Chongarit u godit gjatë natës. Nuk pati viktima. Për momentin skuadra e bombave po kryen një ekzaminim për të vlerësuar llojin e municionit të përdorur. Autoritetet kanë filluar të inspektojnë rrugën”, shkruan Aksyonov, raportojnë mediat.

Autoritetet ruse në Krime dhe Kherson kanë denoncuar se pas ngjarjes fshihet ukraina, pasi dyshohet se sulmi është kryer me raketa britanike me rreze të gjatë veprimi, Storm Shadow.

Guvernatori i instaluar nga Rusia i Khersonit, Vladimir Saldo, tha se sulmet ukrainase kishin goditur urën pranë Chongar-it.

Sulmi erdhi ndërsa Ukraina po zhvillon një kundërofensivë për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse.

Krimea ka qenë rregullisht në shënjestër të sulmeve, kryesisht duke përdorur drone, gjatë muajve të fundit.

bombardohet ura afër krimesë

Lini një Përgjigje