TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2025, 08:48

“Nuk guxon të hyjë”/ Qyteti serb shpall “non grata” Aleksandër Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk guxon të hyjë”/ Qyteti serb shpall “non
Aleksandër Vuçiç

Aleksandër Vuçiç po shpallet i padëshiruar në vendin e tij. Me një vendim unanim të këshillit të banorëve, qyteti Pirot në Serbi ka shpallur presidentin serb një person të padëshiruar në territorin e tij.

Ata i kërkojnë bashkisë që ta zbatojë këtë vendim dhe kryetarit Vladan Vasiç që të mbajë një qëndrim për dhunën qeveritare kundër studentëve dhe qytetarëve në protestën e 15 marsit në Beograd. Kështu raportojnë mediat serbe.

Një tjetër kërkesë e qytetarëve në Pirot është edhe publikimi i emrave të asaj bashkie që kanë mbështetur dhunën ndaj manifestuesve.


“Është vendosur që presidenti Aleksandër Vuçiç të shpallet “person non grata” në territorin e qytetit të Pirotit”, lexohet në lajmet e publikuara nga mediat duke iu referuar vendimit të ndërmarrë. Ky qytet ndodhet juglindje të Serbisë, pranë kufirit me Bullgarinë dhe ka një popullatë prej rreth 35 mijë banorësh.

aleksandër vuçiç qyteti serb shpall “non grata”

Lini një Përgjigje