TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2025, 13:41

“Një shtet fashist që duhet asgjësuar!”, Azerbajxhani dhe Armenia pranë luftës totale midis tyre

Shkruar nga Svante Lundgren

“Një shtet fashist që duhet asgjësuar!”, Azerbajxhani

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka forcuar marrëdhëniet me Armeninë. Azerbajxhani mund t’i ketë shpëtuar pasojave ndërkombëtare për sulmin në Nagorno-Karabakh në vjeshtën e vitit 2020, si dhe për spastrimin etnik të popullsisë armene të enklavës në vitin 2023.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka sulmuar ashpër vendin fqinj, Armeninë, të cilën e ka quajtur një shtet fashist. ”Fashizmi duhet të shkatërrohet. Ose atë do të shkatërrojë udhëheqja arëve, ose do ta bëjmë ne!”- tha ai në një intervistë televizive më 7 janar.

Kjo retorikë është identike me pretendimet e pabaza të përdorura nga Vladimir Putin për Ukrainën, për të justifikuar pushtimin e saj nga Rusia. Edhe Putin ka deklaruar se Ukraina duhet të “denazifikohet”. Ndërkohë, sipas gazetarit izraelit Avi Sharf, redaktor i sigurisë kombëtare, kibernetike dhe inteligjencës me burim të hapur në gazetën izraelite Haaretz, ka të dhëna se blerja e armëve të avancuara izraelite nga Azerbajxhani është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Armenia dhe Azerbajxhani, kanë një histori të gjatë konflikti mbi Nagorno-Karabakun, një rajon brenda Azerbajxhanit deri vonë i populluar kryesisht nga armenët. Lufta e parë mes tyre në vitet 1990, çoi në krijimin e një republike të vetëshpallur armene, të cilën nuk e njohu asnjë vend.

Më pas, pas një lufte 44-ditore në vitin 2020, Azerbajxhani mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të enklavës. Pjesa tjetër u pushtua në shtator 2023, duke bërë që armenët që jetonin atje (më shumë se 100.000 njerëz) të zhvendoseshin në Armeni. Muajt e fundit, Aliyev akuzoi Armeninë se po përgatit një “luftë hakmarrëse”.

Që nga disfata e saj shkatërruese në luftën e dytë të Karabakut në vitin 2020, Armenia ka ndërmarrë disa hapa për të forcuar mbrojtjen e saj. Ndër të tjera, ka blerë shumë armë nga Franca. Për këtë arsye Alijev ka sulmuar publikisht Francën dhe presidentin e saj, Emmanuel Macron.

Por edhe pse Armenia është përpjekur të zvogëlojë avantazhin ushtarak të Azerbajxhanit nëpërmjet reformave në ushtri dhe blerjes së armëve, ky vend mbetet ende ushtarakisht inferior ndaj fqinjit të tij. Çdo përballje e re ushtarake, ka të ngjarë të sjellë një humbje të shpejtë të Armenisë.

Azerbajxhani e ka bërë të qartë, se nëse do të shpërthejë një konflikt në rajon, ai do të jetë pjesë e një “përgatitjeje armene për një luftë”. Bakuja thotë se përgjegjësia për çdo konflikt do të binte mbi Armeninë dhe ata që e armatosin atë (sidomos Franca). Ka të ngjarë që kjo retorikë të ketë si synim të legjitimojë një lloj veprimi ushtarak.
Për shkak të përshkallëzimit të tensionit në vitet e fundit, Armenia ftoi Bashkimin Evropian që të monitorojë kufirin midis vendeve. Kjo bëri që Azerbajxhani të akuzonte vazhdimisht se Armenia po përgatitej për luftë. Gjatë dy viteve të fundit Azerbajxhani i pengoi vëzhguesit e paarmatosur të BE-së që të patrullojnë në territorin e tij.

Ndaj këta të fundit, ishin në gjendje të punonin vetëm nga pala armene. Po ashtu, Bakuja ka kritikuar dënuar ashpër BE-në për këtë mision. Monitoruesit e BE-së, janë vendosur në kufi që nga shkurti 2023, dhe duhet të tërhiqen muajin e ardhshëm. Armenia ka sugjeruar që vëzhguesit e BE të vazhdojnë misionin, por Bakuja e ka bërë të qartë se dëshiron largimin e tyre.
Po pse Azerbajxhani mund të dëshirojë të ringjallë tensionet me Armeninë? Një pikë mosmarrëveshjeje mes tyre është qasja në “korridorin Zangezur”, një lidhje tokësore midis Azerbajxhanit dhe republikës së tij autonome, Nakhichevan.

Një konflikt rajonal i gjatë

Azerbajxhani ka kërkuar prej kohësh qasje dhe kontroll mbi këtë rrugë. Korridori natyror kalon nëpër rajonin Syunik të Armenisë (në Azerbajxhan quhet Zangezur, pra korridori Zangezur). Armenia ka shprehur gatishmërinë e saj për të hapur lidhjet e transportit në të gjithë rajonin - përfshirë midis Azerbajxhanit dhe Nakhichevanit - por kundërshton një korridor përmes territorit të saj që nuk e kontrollon.

Kaukazi Jugor (që përfshin Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin), ka qenë prej kohësh një zonë që Putin e sheh si pjesë të sferës së tij të ndikimit. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia u përpoq ta mbante rajonin relativisht të qetë. Por në vitin 2020 Putin lejoi që lufta të vazhdonte derisa Armenia të mposhtej, përpara se të ushtronte presion ndaj Aliyevit që të ndalej. Tre vjet më vonë, Azerbajxhani mori atë që kishte mbetur nga Nagorno-Karabakh, ndërsa “paqeruajtësit” rusë qëndruan si spektatorë. Shqetësimi i Armenisë për atë që e sheh si njëanshmëri së Rusisë ndaj Azerbajxhanit, ka bërë që Jerevani të kthehet gjithnjë e më shumë drejt Perëndimit.

Më 14 janar 2025, midis Armenisë dhe SHBA-së u nënshkrua “Karta e Partneritetit Strategjik”, e cila përfshin një partneritet në fushën ekonomike dhe atë të mbrojtjes. Por mbetet ende e paqartë nëse administrata e re Trump do të dëshirojë të forcojë raportet me ketë vend.

Në atë që konsiderohet si një veprim i rëndësishëm simbolik, Armenia po negocion gjithashtu me Rusinë për largimin e rojeve të Shërbimit të Sigurisë Federale (FSB) përgjatë kufirit armen në një përpjekje për të reduktuar varësinë nga Moska për sigurinë e saj.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha vitin e kaluar se kombi do të tërhiqej nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia, Kjo lëvizje, është një tregues tjetër i marrëdhëniet gjithnjë e më të brishta të Armenisë me Moskën.

A do të ketë luftë?

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka forcuar marrëdhëniet me Armeninë. Azerbajxhani mund t’i ketë shpëtuar pasojave ndërkombëtare për sulmin në Nagorno-Karabakh në vjeshtën e vitit 2020, si dhe për spastrimin etnik të popullsisë armene të enklavës në vitin 2023.

Por nëse një luftë e re do të çonte në një sulm në shkallë të gjerë ndaj Armenisë, ajo nuk ka gjasa të shpërfillet nga Perëndimi. Pavarësisht reagimeve minimale të këtij të fundit ndaj inkursioneve të Azerbajxhanit përtej kufirit armen në maj 2021 dhe shtator 2022, ky vit ka nisur me një vëmendje ndërkombëtare më të madhe ndaj rajonit, dhe pasojat e mundshme të injorimit të asaj që po ndodh përreth kufijve të Rusisë.

Edhe pse nuk ka gjasa të ketë një ndërhyrje ushtarake perëndimore, mundësia e sanksioneve kundër Azerbajxhanit, mund të jetë një nxitje e mjaftueshme që Aliyev të përpiqet të ruajë paqen./ Përshtati "Pamfleti" Nga  “The Conversation”

Lini një Përgjigje