TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shkurt 2025, 08:55

Nisin negociatat SHBA-Rusi, publikohen fotot e para nga tavolina e bisedimeve në Arabinë Saudite!

Shkruar nga Pamfleti
Nisin negociatat SHBA-Rusi, publikohen fotot e para nga tavolina e bisedimeve
Delgacioni amerikan dhe ai rus në tavolinën e bisedimeve në Arabinë Saudite

Bisedimet për arritjen e armëpushimit në Ukrainë, mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite kanë filluar. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto e para të takimit mes SHBA-Rusi.

Nisin negociatat SHBA-Rusi, publikohen fotot e para nga tavolina e bisedimeve
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me homologun e tij saudit në Riad

Pala amerikane ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me fillimin e negociatave, por për të përcaktuar nëse Rusia është "serioze" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Rusia thotë se prioriteti i saj është fillimi i normalizimit të marrëdhënieve me SHBA-në.

Nisin negociatat SHBA-Rusi, publikohen fotot e para nga tavolina e bisedimeve
Lavrov largohet nga hoteli dhe niset për në vendin e bisedimeve në Riad

Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe nuk dihet nëse do të ketë një konferencë të përbashkët mes palëve.

Nisin negociatat SHBA-Rusi, publikohen fotot e para nga tavolina e bisedimeve
Gazetarët presin jashtë sallës së bisedimeve

Lini një Përgjigje